E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Greqi/ 20-vjeçari shqiptar vret pronarin e hotelit ku punonte

Një 20-vjeçar shqiptar në Greqi ka vrarë pronarin e hotelit ku ai punonte në Santorini, pas i kishte një borxh prej 200 eurosh.

 

Sipas mediave greke, i riu e ka goditur për vdekje dhe më pas e ka larë atë me vodka, si dhe i ka vënë flakën kufomës për të shuar gjurmët e tij.

 

Reklamë

Autori deklaroi se e kreu vrasjen pasi shefi i tij i detyrohej 200 euro nga viti i kaluar dhe nuk i kishte shlyer ato.

 

Trupi i 69-vjeçarit grek u zbulua ditë më parë, i dekompozuar nga zjarri.

 

I riu shqiptar është kapur nga kamerat e sigurisë duke u larguar nga vendngjarja, pak minuta para se Departamenti i Zjarrfikësve të njoftohej për zjarrin që shpërtheu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë