I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka kërkuar heqjen e taksës dhe te reciprocitetit nga autoritetet ne Prishtine. Në një postim në mediat sociale, ai shkruan se nëse ndodhin këto atëherë do ketë nisje të dialogut, që javën e ardhshme.

RICHARD GRENELL

I DERGUAR I SHBA PER DIALOGUN

Sapo të hiqen tarifat dhe reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të bërë të qartë se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besimin dhe ata janë të përkushtuar për ta bërë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti.

Por kryeministri ne detyre Albin Kurti nuk habitet aspak deklaratat e diplomateve te huaj per sa kohe sipas tij presidenti Thaci eshte i vetmi ne historine e vendit qe kundershton reciprocitetin me Serbine.

Me heret presidentit Hashim Thaçi beri me dije se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re. Thaçi gjithashtu theksoi se tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohen raportet e Kosovës me SHBA-te dhe Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *