Presidenti  amerikan Donald Trump ka konfirmuar se Richard Grenell do të vijojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi.

Shefi i shtëpisë së Bardhë vlerësoi angazhimin e zyrtarit amerikan veçanërisht për arritjen e marrvëshjeve në fushën e transportit mes Prishtinës dhe Beogradit

 

DONALD TRUMP

 

PRESIDENT I SHBA

 

Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Richard Grenell do të vazhdojë si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë, pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë punën e tij.  Ka kryer një dialog shumë të mirë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte diçka shumë pozitive për të dyja këto vende.

 

Presidenti Trump e emëroi të mërkurën e kaluar Ambasadorin Richard Grenell si kreun e përkohshëm të zbulimit kombëtar, ndërsa është në kërkim të një kandidature për drejtor të përhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *