Video · Rajoni
Greku sulmon kalimtarët, plagos me thikë katër persona
Rreth katër persona mbetën të plagosur në një sulm me thikë në Greqi. Ngjarja ndodhi në periferi të Athinës.
Bëhet fjalë për një 54-vjeçar, i cili ishte arratisur nga spitali psikiatrik dhe filloi të sulmonte kalimtarët para një dyqani.
Reklamë
Mes të plagosurve ishte edhe një 17-vjeçar.
Agresori përfundoi në prangat e policisë, ndërsa të lënduarit u dërguan në spital. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën.
Më shumë video
Reklamë




