E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gratë ushtare në patrullim/ Në “luftë” me virusin e rrezikshëm

Prej shumë kohësh vajzat dhe gratë janë pjesë e rëndësishme e forcave ushtarake shqiptare.Kështu është Stela Brahaj, togerja që shërben prej 7 vitesh në forcat e armatosura. Edhe në ditë të vështira si këto, ku ushtria ka dalë në rrugë për të sensibilizuar njerëzit mbi rrezikun e koronavirusit, gratë dhe vajzat ushtare janë aty, në krye të detyrës.

 

Reklamë

STELA BRAHAJ

TOGERE, POLICIA USHTARAKE

 

“Situata eshte goxha e veshtire, ne po mundohemi te monitorojme levizjen e mjeteve dhe te personave civile ne 24 ore te çdo dite. Mundohemi qe te veprojme me ate qe ne dime me se mire qekur kemi hyre ne forcat e armatosura, disiplinimin. Siç e dime, armiku eshte i padukshem, virusi eshte i padukshem, edhe e vetmja gje qe mund te bejme eshte t’i ndihmojme njerezit, t’i sensibilizojme ata duke i thene te qendrojne ne shtepi dhe keshtu t’i disiplinojme pak a shume ashtu siç ne jemi disiplinuar qekur kemi hyre ne forcat e armatosura.”

 

Stela thotë që për të është e rëndësishme komunikimi me qytetarin e “pabindur”  që shkel rregullat, për ta bërë atë të ndërgjegjësohet mbi rrezikun që i kanos vetes dhe të tjerëve.

 

“Çdo gje vjen e pershkallezuar. Mundohemi si fillim te bejme sensibilizimin e tyre duke i folur dhe duke i thene se çfare dime per semundjen dhe çfare po ndodh me situaten, qe ata te futen ne shtepi dhe te zbatojne orarin e vendosura nga qeveria tashme, dhe ne rast se nuk binden atehere merren masat te tjera pershkallezuese.”

 

Një panoramë pozitive mbi ndërgjegjësimin e njerëzve përcjell togerja e forcave ajrore Eriselda Shema: në 11 vite punë ajo nuk është përballur me një gjendje të tillë të jashtëzakonshme .

 

ERISELDA SHEMAJ

TOGERE

 

“Une kam qene edhe ne detyra te ndryshme dhe si kjo situate nuk isha perballur ndonjehere.

Por situata eshte shume ndryshe keto dite, njerezit duken sikur jane sensibilizuar, me te ndergjegjshem mbi rrezikun duke patur parasysh edhe lajmet e fundit mbi rritjen e te infektuarve, i rasteve te vdekjeve fatkeqesisht.”

 

Ajo ka një mesazh për të gjithë qytetarët, të cilët luajnë rolin kryesor në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

 

“Mesazhi qe japin te gjithe keto dite, ju lutem qendroni brenda, ju lutem ndergjegjesohuni, ju lutem sidomos pjesen e femijeve sepse kemi pare qe edhe femijet, te vegjelit qe i lejojne te dalin, ata mund te mos e marrin do Zoti, por jane transmetues. Ju lutem qendroni brenda, ruani veten dhe te tjeret, te gjithe jemi prinder apo kemi njerez te moshuar ne familje, per ata eshte shume here me e rrezikshme.”

 

Forcat e armatosura shqiptare do të vijojnë të jenë 24 orë në patrullim deri në përfundim të luftës me covid 19.

 

Më shumë video

Reklamë