E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Gratë të denoncojnë dhunën”, Balla: Rasti i Vlorës na tregoi se duhet të reagojmë më shpejt

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga Gjirokastra ka inkurajuar të gjitha vajzat dhe gratë të denoncojnë çdo rast dhune ndaj tyre.

Reklamë

 

Duke u nisur nga ngjarja e Vlorës, Balla tha se autoritet duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur gratë dhe vajzat që bien pre e dhunës.

Reklamë

 

“Duhet të bëjmë më shumë për të parandaluar dhunën me bazë gjinore dhe seksuale. Rasti i Vlorës na ka zgjuar të gjithëve për të qenë më reagues që në momentin e parë, për të ofruar mbështetje dhe trajtim psikologjik të të dëmtuarës . T’i rrëzojmë stigmat që ka shoqëria në raste të tilla. Mbështes këdo të denoncojë rastet e dhunës”, tha Balla.

 

Ministri Balla komentoi edhe krimin tronditës në Kosovë, vrasjen e Liridona Murselit me urdhër të bashkëshortit të saj.

 

“Ngjarja në Kosovë ishte shumë e rëndë, ku jo vetëm drejtësia po edhe shoqëria duhet të reagojë”, shtoi ministri.

 

Ministri Balla ishte në Gjirokastër në kuadër të një turi për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla. /vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë