Ne duhet të mësojmë të gjithë që të vlerësojmë të ndryshmit në jetën tonë, sepse disa prej (më mirë të themi, shumë) nesh ende kanë tendencën të gjykojnë të tjerët nga pamja e jashtme. Për fat të keq, gratë jo të bukura apo me tipare specifike, ndryshe nga të zakonshmit, në fytyrë, shpesh përbuzen apo, më keq akoma, trajtohen keq nga shoqëria. Këtë fenomen nuk mund ta mohoj askush! Duhet shumë kurajë për to që të largojnë komplekset dhe të hyjnë në radhët e të tjerëve… Brightside, ka bërë një përmbledhje të grave jo të bukura për të cilat beson se janë të mrekullueshme dhe ja kanë dalë t’I provojnë botës se bukuria nuk është gjithçka, se mund t’ia dalin të gjejnë paqen me veten edhe me këtë portret që kanë!

 

 

Ilka Brul ka lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik i cili nuk ka arritur t’ia copëtojë shpirtin. Vajza thotë se misioni i saj është që t’i kujtojë botës se të gjithë janë të bukur. Ajo i shpërndan shpesh fotot e saj në Instagram.

 

 

Sophia Hadjipanteli është një modele nga Qipro dhe shihet gjithandej nëpër rrjetet sociale për shkak të portretit të saj të veçantë. Vetullat e saj janë bërë të famshme edhe për stilistët dhe ata mendojnë se Sophia po ndryshon standardet e bukurisë.
Swantje Paulina nuk është përpjekur asnjëherë t’i fshehë qukat. Krenaria e saj për dhuratën që i ka bërë natyra është e dukshme. Duhet të pëlqehet edhe nga të tjerët përndryshe nuk do të kishte 200.000 ndjekës në Instagram.
Dru Presta është vetëm 1 metër e gjatë. 21 vjeçarja amerikane është modele dhe thotë se është ndjerë e dhunuar gjatë gjithë jetës së saj, sidomos kur ishte fëmijë. Megjithatë, nuk u dorëzua asnjëherë!
Mikayla Holmgren është gruaja e parë me sindromën Down që morri mjesë në Miss Minnesota. Ajo arriti të fitojë 2 çmime dhe të frymëzojë miliona njerëz në të gjihtë botën për të ndjekur ëndrrën e tyre.

Megjithëse Em, vajza me njolla të bardha në lëkurë nuk e ka bërë publik emrin e saj të vërtetë, shpërndan përditë në Instagram shprehje motivuese dhe fotografi nga trupi i saj.

 

 

 
Tabria Majors është një modele me përmasa jo të zakonshme dhe kjo është një provë që edhe vajzat e mbushura mund të duken seksi dhe të bukura.

 

 

 

“Nuk kam menduar asnjëherë që kam qenë e bukur aq sa për të qenë modele sepse nuk kam parë kurrë modele të duken si unë”- ka thënë Aleece Wilson. Sot ajo është një nga modelet për Marc Jacobs dhe Alexander Wang.

Living/ Burimi: Brightside

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *