Subscribe

Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të grevës së urisë punonjësit e rafinerisë i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të ulet e të bisedojë me naftëtarët. Pavarësisht problemeve shëndetësore që po shfaqin gratë greviste thonë se do ta vazhdojnë rezistencën deri në marrjen e pagave të prapambetura.

 

Nuk flas dot. Ja ku janë recetat. Se kush do mi blej tani?

 

Kemi pritur që greva jonë të mos vinte kaq gjatë por thirrjet që kryeministri ka bërë gjatë këtyre ditëve mua më duken jo serioze. Ai nuk ka marrë parasysh asgjë. Ne kemi fituar një gyq të formës së prerë dhe nuk e di sesi kryeministri thotë hajde të negociojmë.

 

Kryeministri ta zgjidhë një orë e më parë çështjen. Ne nuk jemi këtu për politikë. Ne nuk na ka kërkuar njeri votat. Këtu kanë ardhur për mbështetje. Greva jon është e qartë: lekët.

 

 

Ndërkohë naftëtarët shprehen se janë në kushte të vështira ekonomike e nuk mund të përballojnë dot jetesën.

 

Ne nuk jemi për lëmosh. Nuk po i kërkojmë rrogat tona qeverisë po kërkojmë diçka se mendojmë që kemi shtet ligjor. Ku është drejtësia për naftëtarët. Jemi pa bukë.

 

Dy nga kërkesat kryesore janë pagat e prapambetura dhe fillimi i punës në rafineri. Punonjëset e uzinës janë shprehur se në momentin që njëra do të marrë zgjidhje do të ndërpresin grevën e urisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *