E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Grate e kompanisë GOOGLE trajtohen keq, stafi ngrihet në protestë

Punonjësit e kompanisë Google do të protestojnë kundër trajtimit që iu bën kjo firmë grave.

 

Ato do të kërkojnë ndryshim të mënyrës se si trajtohen akuzat për sjellje të keqe seksuale.

 

Reklamë

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, pohoi se  do të mbështesë të drejtën e stafit për protestë.

 

Pakënaqësite në firmë dolën në siperfaqe javën e kaluar, kur është zbuluar se një zyrtar i profilit të lartë ka marrë 90 milionë dollarë shpërblim, pasi ka lënë punën, edhe pse Google ka thënë se akuzat kundër tij për sjellje të keqe seksuale janë “të besueshme”.

 

Megjithatë Andy Rubin, i njohur si krijues i sistemit operativ Android në telefonat mobilë, i ka mohuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë