E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Granit Xhaka del pozitiv me COVID-19

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka dalë pozitiv me COVID-19. Për pasojë, futbollisti nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Greqisë.

 

Lajmi u përcoll nga Federata e Futbollit të Zvicrës, pak para miqësores që luhet në Bazel.

 

“Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion për kombëtaren e Zvicrës në ndeshjen kundër Greqisë në Bazel. Kapiteni i “Nati”rezultoi pozitiv për Covid”. Xhaka u diagnostikua me simptoma në mëngjesin e sotëm, ku u izolua menjëherë në dhomën e tij. Një test i shpejtë doli negativ, testi i mëvonshëm PCR, i kryer për të qenë të sigurt, prodhoi një rezultat pozitiv në mbrëmje”, shkruhet në deklaratë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë