E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 48 minuta më parë
Kosova

Granatë shtëpisë së drejtorit të “RTK”

Nje shpërthim i fuqishëm ndodhi gjate natës pranë shtëpisë se drejtorit te përgjithshëm te RTK-se, Mentor Shala ne Prishtine. Fatmirësisht nga shpërthimi i granatës, nuk ka pasur asnjë person te lënduar, por vetem dëme materiale. E gjithë familja e Shales ndodhej ne shtëpi ne momentin e shpërthimit. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e kësaj ngjarjeje, gjetjen e autoreve dhe motivet, por deri tani nuk është ndaluar asnjë person. Qeveria e Kosovës e dënoi këtë akt kriminal, qe e cilësoi sulm te drejtpërdrejte ndaj lirisë se medias dhe përpjekje per te penguar fjalën e lire. Sulmi është dënuar edhe nga partitë politike ne vend. Kjo ngjarje vjen pak dite pasi nje granate shpërtheu pranë ndërtesës se RTK-se, ndërsa me herët, nje tjetër sulm ndodhi ne ndërtesën e kuvendit te Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë