E hënë, 2 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gramshi nën “pushtetin” e flakëve dhe tymit, angazhohen forca shtesë nga Korça

Për shkak të situatës së rënduar nga vatrat e zjarrit në Bashkinë e Gramshit, ku është kërkuar edhe evakuimi i banorëve të disa fshatrave, në terren janë angazhuar forca shtesë nga qarku i Korçës.

Dy mjete zjarrfikëse dhe tetë efektivë nga shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të bashkive Pogradec dhe Maliq janë nisur drejt zonës së prekur, për të mbështetur operacionet e fikjes së flakëve.

Ky nuk është rasti i parë që shërbimet zjarrfikëse të bashkive të juglindjes i përgjigjen thirrjes për ndihmë ndaj bashkive të tjera, në situata emergjente të ngjashme.

Të dy mjetet e dërguara janë të pajisura për të operuar në terrene të vështira malore, duke rritur efikasitetin e ndërhyrjes.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë