E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gramoz Ruçi, takime në Uashington

Gjatë vizitës zyrtare në Uashington, kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, është takuar me kryetarin e dhomës së përfaqësuesve Paul Ryan, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri.

 

Po ashtu, kryeparlamentari shqiptar është pritur në një takim të veçantë edhe nga kryetarja e demokrateve në Dhomën e Përfaqësuesve Nensi Pelozi. Ruçi ka shprehur mirënjohjen per mbështetjen personale të zonjës Pelosi ndaj Shqipërisë, duke e ftuar atë të vizitojë vendin tonë.

 

Reklamë

Zyrtarja e lartë amerikane është shprehur se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë