Gramoz Ruçi merr detyrën sot pasdite

Deputetet do te mblidhen serish pasdite ne orën 18.00 per te bere betimin e per te marre zyrtarisht detyrën e ligjvënësit. Votimi i pare është ai per kryetarin e parlamentit, detyre per te cilën Partia Socialiste ka propozuar Gramoz Ruçin.
Votimi behet i fshehte dhe nuk priten surpriza; socialistet kane me shume se 71 votat e nevojshme per te zgjedhur kryetarin e parlamentit, ndërsa PD dhe LSI kane deklaruar se do te votojnë kundër. Pasdite pritet qe presidenti Ilir Meta te mandatoje Edi Ramen si kryeministër te shqiptareve, për t’i hapur rruge paraqitjes se programit ne parlament.
Por sot do te ketë edhe nje proteste para sallës se seancave plenare. Ish-te përndjekurit politike do te protestojnë kundër zgjedhjes se Ruçit ne postin e numrit 2 te shtetit shqiptar.




