Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar i parlamentit me 80 vota pro e 40 kundër. Opozita dështoi te tregoje qëndrueshmërinë e saj ne kete votim te pare, pasi dy nga deputet e saj votuan pro zgjedhjes se Ruçit e një i trete nuk respektoi vendimin per te votuar kundër, duke e nxjerre fletën e pavlefshme. Nga ana tjetër, 19 deputetet e LSI nuk morën pjese ne votim. Vete Ruçi ne nje salle te braktisur nga opozita u angazhua per respektim te rregullores e Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë.

 

Gjate seancës ra ne sy shtrëngimi i duarve mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozitës Basha, nje gjest qe rralle është pare ne sallën e seancave plenare.Basha shtrëngoi duart edhe me kreun e ri te kuvendit Gramoz Ruçi. Por pas këtij gjesti, Basha iu bashkua protestës se ish te përndjekurve, ku lëshoi akuza te forta ndaj kryeparlamentarit Ruci e kryeministrit Edi Rama.

 

“Edi Rama për katër vite ia doli ta kthejë Shqipërinë në kolumbinë e Europës. Ai erdhi në pushtet në aleancë me krimin dhe qeveris në aleancë me krimin. Ai zhvilloi zgjedhjet e 25 Qershorit në aleancë të pandërprerë me krimin dhe sot maxhoranca e tij në këtë Kuvend, nuk është maxhoranca e qytetarëve shqiptarë por është maxhoranca më fiktive sepse është maxhoranca e aleancave me krimin. Ne votuam sot kundër përzgjedhjes së Edi Ramës, vendimit të tij për të provokuar kujtimin dhe gjakun e katër martirëve të 2 Prillit dhe qindra qytetarëve të Shkodrës, të plagosur nga armët e zjarrit të bishës komuniste teksa po jepte shpirt.”

 

Ne emër te LSI, kryetarja Monika kryemadhi sqaroi vendimin per te bojkotuar votimin e Ruçit. Puna e pare e Gramoz Ruçit ne krye te parlamentit do te jete mbledhja e konferencës se kryetareve per te përcaktuar si do te funksionoje séance plenare ne te cilën do te miratohet qeveria Rama 2.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *