Subscribe

I akuzuari kryesor i të ashtuquajturi skandal i përgjimeve në Kosovë, kreu i grupit parlamentar te PDK-së Adem Grabovci, ka thyer heshtjen duke i bërë thirrje Prokurorisë të kryej hetime mbi përgjimet e publikuara në media. Duke folur në kuvend, deputeti Grabovci tha se përpjekja per punësim e votuesve nuk është një vepër penal por një zbatim i premtimeve zgjedhore. Ndërsa homologu i tij në radhët e vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se nga përgjimet u pa se Grabovci është dora e zgjatur e Hashim Thaçit, ne ate kohe kryeministër dhe Kadri Veselit, ish-kreut te Shërbimit Informativ. Te mërkurën, kryeprokurori i Kosovës Lumnezi tha se skandali i përgjimeve i publikuar nga portal Insider.com është një çështje e mbyllur, pasi ajo është hetuar më parë nga misioni EULEX. Por kreu i organit të akuzës nuk përjashtoi hapjen e hetimeve për Grabovcin, nëse dalin në dritë prova të reja. Në telefonatat e përgjuara, të siguruara nga Insider.com, Adam Grabovci dyshohet se ndikon ne punësimin e drejtoreve ne administrate, shefave te policisë dhe emërimet e gjyqtareve e prokuroreve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *