E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Grabitjet ndjekin hap pas hapi motrat Jenner dhe Kardashian

Kendall Jenner ka rrëfyer në puntatën e djeshme të “Keeping Up With the Kardashian’s” një nga eksperiencat më tmerruese që ka përjetuar. Gushtin e kaluar, modelja e njohur u kthye në shtëpi si zakonisht dhe gjeti një person pranë shtëpisë së saj.

 

 

“Dikush kishte hyrë në shtëpinë time. Unë gjithnjë e mbaja veten si një njeri shumë të pavarur. Kur e pashë atë djalin që po rrinte pranë shtëpisë, thashë me vete se kjo ishte një gjë shumë e çuditshme. Vendosa të hyja në shtëpi, por pashë që po rrinte te porta shumë pranë makinës sime. U frikësova shumë, ndërsa ai më tha se dëshironte të bisedonte me mua. I thashë se duhej të largohej”,- është shprehur Kendall.

Reklamë

 

 

Modelja e njohur tregoi se mes lotësh telefonoi menjëherë një nga miqtë e saj.

 

 

“U futa në shtëpi, por ai ishte te dritarja, po më ulërinte dhe trokiste mbi xham. Qava shumë derisa erdhën miqtë e mi bashkë me policinë”.

 

 

Gjykata urdhëroi një urdhër kufizimi ndaj personit të panjohur, i cili nuk e kishte për herë të parë që ndiqte Kendall. Pak ditë më parë, Jenner ra sërish pre e grabitjes pasi persona të paidentifikuar vodhën disa bizhuteri në banesën e saj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë