E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Grabitje në qendër të Lezhës

Më pak se një minutë iu është dashur dy grabitësve nga Lezha për të kryer një vjedhje gjatë natës pranë dyqanit që tregtonte pajisje elektroshtëpiake. Të maskuar dhe me mjete të forta në duar ata, fillimisht thyen derën e jashtme të biznesit e më pas u futen brenda.

 

Pamjet e kamerave te sigurisë tregojnë se hajdutet ishin te përgatitur: njëri mori celularësh te vendosur ne vitrinë, ndërsa tjetri rrëmbeu kasafortën, e cila ndodhej aty pranë. Më pas, grabitësit u largohen me shpejtësi, por duke mos shfaqur panik.

 

Reklamë

Por, sipas pronarit të biznesit të vjedhur, grabitësit do të zhgënjehen pas hapjes së kasafortës pasi në të ka pasur një shumë modeste parash. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen brenda objektit dhe jashtë tij, për të bërë të mundur identifikimin e më pas prangosjen e keqbërësve.

 

 

Më shumë video

Reklamë