E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabitje me maska në Shkozet

Kjo pike këmbimi valutor ne Shkozet te Durrësit u grabit mëngjesin e kësaj të mërkure nga dy persona të maskuar. Ata shfrytëzuan momentin kur punonjësi sapo kishte nisur punën, rreth orës 9, duke u futur me shpejtësi e duke marre ne pak sekonda 2 milionë lekë. Agresoret sipas dëshmitarit, mbanin ne kokë skafandra motori dhe njeri prej tyre kishte nje pistolete me të cilën e kërcënoi. Pasi morën leket, dy grabitësit u larguan me një motor. Policia ngriti pika kontrolli tek ura e Dajlanit, në hyrje të autostradës Durrës – Tiranë, si dhe tek unaza e Shkozetit, por nuk mundi t’i ndalojë. Hetuesit kanë marrë në pyetje arkëtarin edhe disa persona të tjerë,  ndërsa po shikohen pamjet e kamerave të sigurisë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë