Subscribe

Filiali i postës brenda zyrave qendrore të Hipotekës në Tiranë, ra pre e grabitjes pasditen e kësaj të hëne.

 

Një person i maskuar mori paratë e njërit prej sporteleve nën kërcënimin e pistoletës në një kohë që hipoteka ishte tejet e populluar. Të gjithë u përfshinë nga paniku për shkak të armës dhe kërcënimit të agresorit.

 

Ngjarja e rëndë bëri që i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Tiranës të mbërrijë në zonë.

 

Policia tha se grabitësi ishte i vetëm dhe u ndihmua nga një tjetër person me motor për t’u larguar. Sipas informacioneve, ai u ndoq nga një tjetër efektiv në zonën e “Don Boskos”, por pa mundur ta ndalojë.

 

Hetuesit thanë se ende nuk dihet shuma e marrë prej tij,  ndërsa brenda ambienteve të Hipotekës u sekuestruan kamerat e sigurisë që kanë fiksuar grabitësin.

 

Zyrat e Hipotekës ruhen nga roje private, por sportelet nuk kanë nivel të lartë sigurie, çka e ka bërë më të lehtë grabitjen. Për ngjarjen, policia ngriti pika të shumta kontrolli, por deri më tani asnjë gjurmë e grabitësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *