Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një mini market në Patisia të Greqisë.

Sipas policisë, pak para mesnate dy persona me maskë, kanë hyrë në dyqan dhe me e armë kanë kërcënuar punonjësin, kanë marrë kasën dhe janë arratisur.

Por më pas efektivët, të cilët u thirrën në vendngjarje, arritën të lokalizojnë një nga dy autorët dhe ta arrestojnë, ndërsa gjatë kontrollit fizik që i është bërë i është gjetur edhe arma.

Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për një 38-vjeçar nga Shqipëria, teksa po vijojnë hetimet e policisë për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *