Subscribe

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një minimarket në fshatin Drenovë të Korçës.

Bëhet me dije se dy persona janë futur në një dyqan duke vjedhur xhiron ditore të minimarketit.

Dy grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitje ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

Njoftim: 

Rreth orës 18:45 minuta persona të armatosur kanë hyrë brenda një minimarketit në qendër të këtij fshati duke kërcënuar Demirali Bylykbashin, pronarin e minimarketit të cilit i kanë kërkuar leket qe kishte ne vendin e tij të punës.

Bylykbashi nuk ka bërë rezistencë dhe u ka kërkuar grabitësve të cilët kanë qenë të maskuar me një armë të gjatë e dyshuar pushkë të marrin çfarë të duan. Në këto kushte 2 grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.Policia në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitje ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *