Grabitje me armë në Drenovë
Dy të moshuar janë grabitur mëngjesin e së mërkurës në banesën e tyre ne fshatin Drenovë të Korçës. Lefter Miraholli me bashkëshorten, që të dy të moshës 74 vjeç, ishin brenda ne shtëpi, kur dy persona të maskuar kanë hyrë brenda, duke i kërkuar t’u jepnin paratë nën kërcënimin e armëve të ftohta. Por agresorët nuk janë mjaftuar me lekët. Ata iu kanë hequr dy të moshuarve edhe unazat e floririt që mbanin në duar. Pasi grabitësit janë larguar, Lefter Miraholli i ka kërkuar ndihmë të vëllait dhe policisë. Artan Pinjolli, një fqinj i familjes Miraholli tregon se vetëm në këtë zonë kanë ndodhur më shumë se 80 vjedhje banesash. Pak ore pas ngjarjes, policia ka arrestuar dy grabitësit. Ata janë Kostandin tona 19 vjeç dhe një 16 vjeçar. Sipas policisë, shuma qe ata kishin marrë ishte 45.000 mije leke të reja, e cila u sekuestrua nga uniformat blu.




