Subscribe

Kompania qe menaxhon aeroportin “Nene Tereza” ia le pergjegjesine Policisë se Shtetit, per vjedhjen e rreth 1 milionë eurove ne pistën e Rinasit. 4 dite nga ngjarja qe tronditi opinionin dhe pas akuzave publike se përgjegjësia është e aeroportit, kompania “Tirana Aeroport Partneres” ka vendosur te flasë. TIA i ka konsideruar raportet e Policisë se Shtetit si te pasakta. Ne komunikimin per mediat, koncesionari i aeroportit thotë se, policia është njoftuar ne kohe dhe se nje patrulle ka qene ne piste kur ka ndodhur vjedhja. TIA i kujton policisë se është detyre e saj te monitoroje situatën jashtë aeroportit nëpërmjet patrullimit, per te parandaluar situata te tilla. Duke u shprehur se kompania nuk është ne gare per te bere deklarata, koncesionari eshte ndalur tek firma ICTS, qe garanton sigurinë ne aeroport. Sipas TIA –s , ne baze te ligjit ICTS vepron e paarmatosur. Ne te gjithe kete situate, koncesionari vlerëson se po i cenohet imazhi nga deklarata te pasakta.
Duke e vlerësuar sigurinë kombëtare si nje përgjegjësi te te gjithë institucioneve, TIA ben apel qe te ruhet konfidencialiteti dhe etika ne hetimet per ketë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *