E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabitja në Rinas, burg për dy punonjës

Arrest me burg për Kujtim Picarin dhe Vangjel Nikollën, punonjës te kompanisë se sigurisë te aeroportit te Rinasit. Ka qene kjo masa e sigurisë qe ka dhëne Gjykata e Krujës, ndërkohë brenda 48 orëve pritet te caktohet masa edhe për te tre tjerë të ndaluar te tjerë. Gjyqtarja Enkeleida Hoxha është tërhequr nga gjykimi për shkak të një konflikti interesi me Fadil Jonuzaj, Arben Karafilin dhe Bledar Blloshmin. Prokuroria lëshoi urdhër arrestin për 5 punonjës te kompanisë së sigurimit “ICTS” ne aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se kanë shpërdorur detyrën. Sipas organit te akuzës, ata kane krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave ne pistën e aeroportit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë