E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabitja në Rinas/ Braçe: Po hetohet intesivisht, çdo bandit eshtë identifikuar  

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me grabitjen e ndodhur të martën në Rinas ku dyshohet se u grabitën rreth 10 milionë euro.

 

Reklamë

Në një postim në Twitter, Braçe teksa shpreh mbështetjen për të gjithë Policinë e Shtetit, thekson se ata u përballën dje me një prej bandave më të rrezikshme në vend dhe eleminuan drejtuesin e saj.

 

Sipas Braçes, të gjithë grabitësit janë identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre.

 

“Gjithe mbeshtetjen per Policine e Shtetit; Burrat qe u perballen dje me nje prej bandave me te rrezikshme ne vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; Burrat qe po hetojne intesivisht dhe qe kane identifikuar cdo bandit te perfshire; Burrat qe jane ne territor e vijojne ndjekjen!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë