Subscribe

Policia e Durrësit ka shoqëruar në polici 9 persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Durrës ku u grabit nën kërcënimin e armëve biznesmeni Elton Kelmendi.

 

Pas marrjes ne pyetje personat e shoqeruar u lane te lire nga ana e policise nderkohe qe deri me tani nuk ka asnje gjurme nga tre personat qe bene grabitjen.

 

Biznesmeni Elton Kelmendi para se të grabitej ishte në kafe me të birin ndërsa grabitësit të cilët ishin veshur me uniforma policie po e prisnin tek hyrja e banesës.

 

Gjatë momnetit që biznesmeni Kelmendi me djalin  e tij po I drejtohej benesës në zonën e Shkozetit, tre grabitësit nën kërcënimin e armëve mësynë në shtëpi dhe arritën të merrnin 10 mijë euro.

 

Pasi arritën të merrnin sasinë e parave, të maskuar  dhe të veshur me uniforma policore, tre grabitësit kanë marrë me vete për disa kilometra edhe djalin e familjes, të cilin e lanë të lirë disa kilometra larg shtëpisë përpara se të largoheshin në drejtim të paditur.

 

Arratisja e tyre është ndihmuar edhe nga errësira, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët terrorizuan të gjithë familjarët e biznesmenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *