Subscribe

Afro 60 mijë metra katrorë tokë u sekuestruan nga prokuroria përgjatë bregdetit në Jug, pasi dyshohet se janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.

 

Pronat për të cilat u vendos  “Sekuestro Preventive” ndodhen në plazhin e Himarës, Dhërmiut dhe Gjilekës, ndërsa vlera e tyre shkon në 8 milion euro. Aksioni u zhvillua pas hetimeve të nisura një vit më parë, ndërsa u lëshuan 24 urdhër arreste.

 

Nga të cilat u ekzekutan 6 masa sigurie “arrest me burg”, 8 masa “arrest shtëpie” dhe 8 masa “detyrim paraqitjeje”. Dy të tjerë shpallën në kërkim.

 

Mes të akuzuarve është dhe ish kreu i Qarkut Vlorë, Anesti Dhimojani si dhe funksionarë të tjerë publik. Ata akuzohen për “Falsifikimin e dokumenteve” të kryer me shumë se një herë, në bashkëpunim,

 

Nga hetimet rezultoi, se punonjësit e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në bashkëpunim me të akuzuarit e tjerë gjatë vitit 2020 e në vijim kanë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë  dokumenta origjinale si: Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularët nr.6 por dhe shumë të tjerë dhe më pas i kanë falsifikuar ato duke hequr nga dosjet dokumetet origjinalë.

 

Dokumetet e falsifikuara më pas janë futur sërish në arkivë dhe më pas janë tërhequr e depozituar pranë Kadastrës për të marrë certifikata pronësie, pa dijeninë e pronarëve të vërtetë.

 

Organi i akuzës vëren, se i gjithë dokumetnacioni për pronat në plazhin e Himarës dhe Dhërmiut ishte falisfikuar, pasi mbi dokumentat e ka pasur ndërhyrje të dukshme si: korrigjime, fshirje të titujve të pronësisë por dhe mospërputhje të hapësirave të parcelave.

 

Ndërkohë po vijojnë hetimet për prona të tjera të ndodhura në zonën e Dhërmiut, Gjikelës; Jalit dhe të Livadhit pasi dyshohet së nëpunësit shtetëror kanë kryer abuzime dhe në këto zona.

 

Një vit më parë në pranga për këtë çështje përfunduan, ish-drejtori i drejtorsë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bardhi Gjika, dhe specialisti i këtij institucioni Kreshnik Mino. Hetimet nisën pas grabtjes së një dosjeje pronash në këtë intitucion, ku dhe u zbulua më pas skandali.

 

“ARREST ME BURG”

 

Arqilea Veizi

 

Spiro Dhima

 

Serxhio Joshi

 

Denis Kokaveshi

 

Vasillo Mëhilli

 

Artur Duni

 

 

 “ARREST SHTËPIE”

 

Andres Gjezo

 

Ilia Ruçi

 

Spiro Leka

 

Dhimitri Leka

 

Niko Leka

 

Anesti Dhimojani

 

Angjelo Gjoka

 

Jani Marko

 

 

“DETYRIM PARAQITJE”

 

Pavllo Xani

 

Epaminonda Beleri

 

Sofia Beli

 

Arenusha Leka

 

Jani Zbogo

 

Mihallaq Ruci

 

Gjyzele Alibeaj

 

Antigoni Andruco

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *