E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitja e postës në Tiranë, detaje për autorët dhe shumën e vjedhur

Vjedhja tek një postë private afër ish sheshit “Shqiponja” në Tiranë është fiksuar nga kamerat e sigurisë të vendosura në godinë.

Mësohet se autoret që kanë bërë grabitën në orët e vona të së mërkurës kanë qënë dy.

Hetuesit kanë mundur të identifikojnë targën e motorit me të cilin dy personat jane larguar nga vendi I ngjarjes ndonëse duhet konfirmuar nës ka qënë motor I vjedhur apo jo.

Megjithatë sa I takon shumës së vjedhur, bëhet e ditur se ka qënë një shifër e vogël.

Kjo pasi në ambjentet e zyrave nuk është së kishte arkë parash pasi posta shërbente më shumë për magazinimin dhe shpërndarjen e dërgesave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë