E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Grabitja e kazinosë në Tiranë, kamera fiksoi 30-vjeçarin

Drilon Niko eshte 30-vjecari, i cili një natë më parë grabiti një kazino në bulevardin Zogu i Parë në Tiranë.

 

Nga pamjet e siguruar nga Vizion Plus shihet kur ai futet në ambientet e biznesit dhe nën kërcënimin e thikës i merr punonjësit të arkës xhiron ditore.

 

Reklamë

Por vetëm pak momente pas grabitjes, efektivët e komisariatit nr 3 arritën ta arrestonin, teksa largohej nga zona.

 

Policia dyshon se i riu ka qenë në gjendje të dehur, por veprimi i tij nuk mund ta justifikojë në gjykatë ku ai do te përballet me akuzën e grabitjes.

Më shumë video

Reklamë