E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitja e furgonit në Vlorë, arrestohen dy nga autorët

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy prej autorëve të vjedhjes së furgonit, këtë të martë.

 

Dyshohet se hajdutët kanë grabitur nga furgoni i linjës Shqipëri-Itali një shumë prej 10 mijë euro.

 

Reklamë

Arrestimi i autorit të parë është bërë në kodrat e Panamasë në Vlorë, pak minuta më vonë është lokalizuar dhe është bërë i mundur dhe ndalimi i autorit të dytë.

 

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar dy armë zjarri kallashnikove. Ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të tretë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë