E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, policia jep detaje: Ishin tre autorë të maskuar dhe armatosur

Tre ishin autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ngjarje e regjistruar disa momente më parë në rrugën “Nënë Tereza”. Të armatosur me armë zjarri automatik, autorët kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

 

Reklamë

Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër me qëllim kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar.

 

Reklamë

“Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda”, njofton policia.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

Më shumë video

Reklamë