E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Autorët erdhën nga Fushë-Kruja, dëshmitari jep detaje rreth njërit prej tyre

Autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz dyshohet se kanë ardhur nga Fushë-Kruja. Targat e automjetit tip “BMW”, me të cilin autorët u larguan pas grabitjes, mësohet se i përkasin një tjetër automjeti, të llojit “Hynundai”.

 

Reklamë

Pas grabitjes autorët dyshohet të jenë larguar drejt Laknasit, ndërsa njëri prej tyre sipas dëshmive të siguruara nga uniformat blu, kishte dialekt nga zona e jugut të vendit.

 

Sasia e dyshuar e floririt të vjedhur është rreth 500 gram. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë