E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabiti me dhunë një grua në 2017, ekstradohet nga Greqia

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë.

 

Erdion Shahaj, 47 vjeç është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

 

Reklamë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet  burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

 

Erdian Shahaj në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll.

Vazhdo të lexosh

Reklamë