Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka rënë pre e grabitjes. Media franceze raportojnë se mbrëmjen e ndërrimit të viteve është grabitur banesa e Zhegrovës.

Zyrtarët e policisë theksojnë se zbuluan se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe dhoma të shumta në shtëpi ishin kontrolluar.

Në momentin e plaçkitjes, ishte aktivizuar alarmi mirëpo 24-vjeçari, Zhegrova në ato momente nuk ka qenë në shtëpi.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia filloi kontrollin për të konstatuar dëmet fillestare dhe sipas asaj që raportohet bëhet fjalë se hajdutët kanë vjedhur veshje luksoze dhe sende të tjera me vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *