E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabitet shkolla 9-vjeçare në Durrës

Shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës ka rënë pre e grabitësve gjatë natës. Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë hyrë nga pjesa e pasme e shkollës, duke thyer xhamat e dritareve. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se autorët e ngjarjes kanë shkatërruar tavolina dhe karrige, në një prej klasave të kateve të larta të shkollës. Ata me pas kane vjedhur një video-projektor dhe një ekspres kafeje. Drejtuesit e shkollës nuk bëjnë ende të ditur, nëse dhunuesit kanë dëmtuar regjistrat dhe dokumente te tjera.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë