E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitet punonjësi i postës, të arrestuarit janë bashkëfshatarët e tij

Arrestohen dy persona nga policia e Fierit të cilët janë të dyshuarit kryesore për grabitjen e punonjësit të postës në fshatin Sulaj.

Dy të arrestuarit i kishin marrë me dhunë çantën shtetasit K.Gj, ( punonjës I postës ) në të cilën kishte 150.000 lekë të reja.

Policia e Fierit rrethoi zonën dhe më pas mundi të arrestojë në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilëve gjatë kontrollit iu gjet dhe u sekuestrua edhe çanta me sasinë e lekëve që i kishin marrë me dhunë punonjësit të postës.

Dy autoret e dyshuar që u prangosën janë G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues po në fshatin në Sulaj, Fier.

Vazhdo të lexosh

Reklamë