Dy persona janë ndaluar për vjedhjen e zyrës postare në lagjen 18 të qytetit të Durrësit mëngjesin e sotëm. Burime të policisë së Durrësit kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 të mëngjesit, kohë gjatë së cilës në godinë nuk ndodhej askush.

Mësohet se dy persona fillimisht e kanë thyer derën dhe më pas kanë hyrë në ambjentet e brendshme të postës. Ata kanë tentuar të hapin kasafortën, por pasi nuk ia kanë dalë, e kanë nxjerrë atë jashtë me qëllim që ta marrin me vete, por pa mundur. Ngjarja është konstatuar  nga një banor i zonës, i cili ka njoftuar policinë.

 

Ndërkaq autorët kanë kontrolluar thuajse në të gjithë zyrat e postës, me qëllim gjetjen e parave apo sendeve të tjera me vlerë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kaneë ndaluar dy shtetas si të dyshuar për vjedhjen, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Policia e Durrësit nuk e ka bërë ët ditur akoma identitetin e dy personave të ndaluar, pasi hetimet janë ende në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *