E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 47 sekonda më parë
Vendi

Grabitet pika e këmbimit valutor në Fushë Krujë

Edhe pse ndodhet vetëm 30 metra larg stacionit të policisë, kjo agjenci e transfertave te parave ne Fushe Kruje nuk i ka shpëtuar grabitjes. Persona ende te paidentifikuar kane rrëmbyer mbrëmjen e së enjtes paratë e kasafortës. Vjedhja është konstatuar vetëm mëngjesin e së premtes nga punonjësit, të cilët kanë njoftuar policinë. Ende nuk dihet shuma e grabitur. Mesnatën e së mërkurës, grabitësit kanë prere hekurat nga mbrapa një lokali. Ata kanë përdorur ambientet e barit për t’u futur ne ambientet e agjencisë. Pasi kanë marre kasafortën janë larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se ende nuk është shoqëruar apo ndaluar ndonjë person lidhur me ngjarjen. Muaj me pare ne të njëjtin vend u grabit një argjendari edhe kjo fare pranë policisë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë