Subscribe

Vidhet e dhunohet Katedralja ‘ Ngjallja e Krishtit’ një ditë pasi në objektin kryesor të kultit ortodoks të Korçës u mbajt mesha e së dielës. Në fakt, rezulton që vjedhja të jetë kryer nga disa persona, të cilët dyshohet se janë fshehur dhe kanë qëndruar brenda ambjenteve të Katedrales duke përfituar nga organizimi I meshës.  Vjedhësit, ende të paidentifikuar, kanë aritur të grabisin të gjitha vlerat monetare të dhuruara nga besimtarët me rastin e meshës të së dielës që shënonte një datë të rëndësishme të kalendarit ortodoks. Janë hapur e vjedhur të gjitha arkat e Katedrales ‘ Ngjallja e Krishtit’. Vetëm në arkën e ndihmave për të vobektit, mendohet se janë përvetësuar reth 250 mijë lekë të vjetra.

Për ngjarjen e rëndë, ka reaguar në emër të Mitropolisë së Korçës At Ilia Kotnani. ‘Më shumë se sa vjedhja e vlerave monetare, na shqetëson dhunimi sistematik I objekteve të kultit ortodoks’ tha At Ilia.

 

Sipas tij, ky është rasti I tretë I dhunimit dhe vjedhjes në Katedralen simbol të ortodoksisë korçare. Vjedhje të vazhdueshme të kishave janë regjistruar në Voskopojë, Vithkuq, zonën e Zvirinës etj. At Ilia Kotnani tha se me përjashtim të një rasti të zbuluar dhe arrestimit të autorit, të gjitha vjedhjet e tjera të kishave kanë mbetur pa u zbardhur nga policia. Kleriku ortodoks apeloi për vëmendje më të madhe dhe reagim goditës të policisë ndaj keqbërësve të kishave. ‘Kur vidhet ndonjë vilë apo pasuria e ndonjë pushtetari, policia ngrihet në këmbë, ndërsa kur dhunohen e vidhen objektet e kultit reagon dobët’ u shpreh At Ilia Kotnani.

 

 

Për ngjarjen e fundit të vjedhjes së Katedrales, policia ka nisur kqyrjen e objektit të kultit dhe hetimet që do çonin në zbulimin e autorëve. Verifikimi I kamerave të sigurisë, mund të çojë në identifikimin e tyre, meqënse vjedhësit kanë që të fshehur të paktën për disa orë brenda Katedrales. Vjedhja me e madhe persa i perket vleres materiale ka qene fonia e Katedrales qe eshte vjedhur e gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *