E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitet në mes të ditës taksisti në Tiranë, autorët me motor i marrin 200 mijë euro

Dy persona me motor dhe skafandra, të cilat deri tani nuk janë identifikuar, kanë grabitur një takstit që po transportonte më shumë 200 mijë euro nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Autorët kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, pasi kanë thyer xhamin ku paratë ishin në një çantë.

Reklamë

Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi.

Aktualisht, hetuesit e Komisariatit nr. 2 po marrin në pyetje pronarët e exchange dhe shoferin e taksisë për të zbardhur ngjarjen.

Reklamë

Po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë për lëvizjet e motorit dhe lokalizimin e tij.

Hetuesit dyshojnë se ata kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, gjë që nuk përjashton mundësinë e bashkëpunëtorëve shumë të afërt.

“Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njoftoi policia ditën e sotme. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë