E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabitet kazinoja në Korçë

Dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur rreth orës 3.40 te mëngjesit te se martës një kazino në qytetin e Korçës. Burime nga policia bëjnë me dije se grabitësit kane marre rreth 30 mije leke. Mësohet se nuk ka pasur asnjë te lënduar, dhe se dy autoret pasi kane marre shumen e parave janë larguar.

 

Policia ka shoqëruar disa persona ne komisariat dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave te sigurisë, te cilat do te ndihmojnë per identifikimin e grabitësve. Kjo nuk është hera e pare qe grabitet e njëjta kazino ne bulevardin kryesor te qytetit te Korçës dhe ne te gjitha rastet, policia nuk ka mundur te gjeje autoret.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë