E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabitet e dhunohet e moshuara, i marrin lekët

Një 70-vjeçare nga Belshi është grabitur me dhunë mbrëmjen e së  hënës rreth orës 22:00 në banesën e saj. Persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e Naferit Tafanit, duke e goditur me qytën e pistoletës ne koke. Agresorët më pas kanë vjedhur rreth 3 milion lekë të vjetra. Hajdutet janë larguar me shpejtësi ne errësirë, ndërsa fqinjët e gjetën të moshuarën me kokë të çarë dhe pa ndjenja. Ajo është transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin, i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë