E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabitet bashkëshortet e moshuar, agresoret marrin 10 mije euro

Një çift te moshuarish ranë pre e një grabitje me armë në banesën e tyre mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Zhupan të Fierit. Sipas policisë, grabitësit arritën të marrin 10 mijë euro e më pas të largohen pa u pikasur nga askush. Dy persona ishin të maskuar, ndërsa njëri prej tyre ishte edhe i armatosur me pistoletë. Fillimisht, grabitësit kanë marrë një armë gjahu, që kryefamiljari e kishte me leje, e më pas morën edhe shumën e parave. Blutë e qytetit te Fierit konfirmojnë se çifti i pleqve nuk u dhunua nga hajdutet. Ndërkohë, po punohet per kapjen e autoreve, për të cilët dyshohet se mund te jene banore te zonës.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë