E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 sekonda më parë
Bota

Grabitet banka në mes të ditës në Athinë

Dy grabitës arritën të hynin brenda një banke të nivelit të dytë në Athinë, duke dalë prej andej me një shumë parash.

Mediat greke shkruajnë se autorët, të armatosur, hynë në bankë në orën 11:45 dhe morën një shumë të konsiderueshme parash.

 

Policia e Athinës ka nisur një hetim për të gjetur grabitësit. Nën kërcënimin e armës, grabitësit kishin mbajtur peng për pak kohë disa punonjës dhe klientë, e më pas ishin larguar.

Autoritetet kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariat të disa personave, si dhe janë duke parë të gjitha kamerat e sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë