E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Video · Kronikë

Grabitet banka në autostradën Tiranë – Durrës

Tre persona te maskuar dhe te armatosur grabiten filialin e nje banke ne autostradën Tirane – Durrës.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të premteje pranë Urës së Limuthit ne rrugën dytësore të autostradës.

 

Burime pranë policisë thanë se agresoret kërcënuan me armë rojën private të sigurisë dhe u futen ne ambientet e brendshme të bankës. Sipas hetuesve, ata tentuan të hapin kasafortën, por nuk ia arritën qëllimit ndërsa morën paratë të cilat ndodheshin ne arkë. Hetuesin nuk kane përcaktuar shumen e saktë të grabitur.

 

Policia e cila mbërriti ne vendngjarje sekuestroi kamerat e sigurisë, por deri më tani ende asnjë gjurmë e grabitësve.

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë video