E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitet banesa në Vaun e Dejës/ Autorët marrin një shumë parash dhe makinën e parkuar në oborr

Një familje në Vaun e Dejës ra pre e grabitjes me dhunë.

 

Reklamë

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në fshatin Ashtë, ku persona të paidentifikuar hynë në banesën e Zef Pepajt dhe morën me forcë një shumë parash si dhe makinën e tij tip “Benz”, që ishte parkuar në oborr.

 

Reklamë

Grabitësit u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

 

Ky është rasti i dytë që persona të maskuar dhe të armatosur grabisin banesa me dhunë. Dy ditë më parë edhe në fshatin Dom në Klos një familje u dhunua dhe u grabit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë