E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabitet admistratori i një pikë këmbimi valuator në Cërrik

Administratori i një pike këmbimi valuator është bërë pre e grabitësve mëngjesin e kësaj të shtune në Cërrik.

 

Ngjarja ka ndodhur në momentin, kur administratori A.Ngjela po zbriste nga mjeti i tij dhe në atë moment një person i maskuar dhe i armatosur e ka grabitur.

 

Reklamë

Ngjela ka deklaruar se në mjet kishte 14 milion lekë, të cilat i kishte lënë në kroskotin e makinës.

 

Admistratori ka deklaruar se ishte duke shkuar në biznesin e tij në Elbasan, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë