Një polic në Kosovë është plagosur me armë zjarri teksa përleshej me disa persona që po tentonin të të kryenin një grabitje në një bankomat në Prishtinë mëngjesin e kësaj të premte.

Pasi u lajmëruan për një grabitje, grupi me të cili patrullonte efektivi në fjalë është paraqitur pranë një qendre tregtare në lagjen Veterniku.  Pasi ka mbërritur aty, efektivi është përleshur me hajdutët të cilët iu kundërvunë efektivëve.

Ata qëlluan me armë drejt policisë dhe një prej tyre mbeti i plagosur. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *