Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
Shtetasit e arrestuar janë G.Th., 42 vjeç dhe E.F., të dy me banim në Durrës.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi ditën e premte në lagjen nr.2 Sarandë në rrugë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I., banues në Gjermani.





